Grubi mohon të ketë fraksione brenda BDI-së

Zëvendëskryeministër i parë në Maqedoninë e Veriut, Artan Grubi i ftuar në emisionin “Click Plus” në TV21, mohon të ketë fraksione brenda BDI-së. Sipas tij mungesa e formimit të Kryesisë Qendrore të partisë ka ardhur për shkak të pandemisë dhe zgjedhjeve të njëpasnjëshme, por jo për shkak të fraksioneve të partisë
“2 vjet i kemi humbur nga pandemia, nuk mblidheshim dot. Ndërkohë në këto dy vite kishim dy procese zgjedhore. Nuk kishte as kohë dhe as energji për t’u fokusuar në formimin e organeve partiake. Ishte shumë dinamike kjo periudhë. Nuk janë krijuar fraksione brenda BDI-së, të paktën fraksione formale jo.”- tha Grubi./TV21

Back to top button