Gruda i PDK-së mban fjalim në Kuvend : Në asnjë vend s’lejohet të mbahet seancë midis konsituimit dhe zgjedhjes së qeverisë

Përparim Gruda nga Partia Demokratike e Kosovës ka arritur në Kuvend ku po mbahet seanca për miratimin e buxhetit.

Gruda ka marrë fjalën në foltoren e Kuvendit ku tha se kjo seancë do të mbahet mend në historinë e Kosovës.

“Si seanca ku të gjithë ne , Kryetari i Kuvendit , deputetët e Vetëvendosjes, qytetarët e Kosovës, çdo kush në këtë shoqëri e din që është e paligjshme dhe jokushtetuese, asnjë vend nuk mund të mbajë seancë pa zgjedhur qeveria”, tha ai.

Ai iu bëri thjirrje deputetëve të LVV-së që ta dëgjojnë duke u arsyetuar: mos u ngut, se nj jam prej PDK-së.

“Nuk ka asnjë vend tjetër në të cilin…ju nuk ma diktoni qysh e mbaj unë fjalimin…asnjë vend nuk lejojet që një qeveria një kuvend që mblidhet dhe të trajtojë çështje tjera përveç zgjedhjes së qeverisë, midis konstituimit të Kuvendit dhe zgjedhjes së qeverisë nuk lejohet të mbahet asnjë seancë e ndërmjetme për asnjë çështje “, tha ai duke shtuar  kjo është praktikë në Kosovë por edhe në mbarë botën./21Media

Back to top button