Gruda: KQZ-ja sot dominohet dhe drejtohet nga VV-ja

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, gjatë një interviste në “Click” në RTV21 ka thënë se Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), aktualisht drejtohet dhe dominohet nga Lëvizja Vetëvendosje.
Gruda vuri në pikëpyetje kapacitetin e KQZ-së për të organizuar dy palë zgjedhje, duke përmendur vonesat në shpalljen e rezultateve në proceset e fundit zgjedhore.
‘’A është në gjendje KQZ-ja me i organizu dy parë zgjedhje, dy muaj iu është dashur me i nxjerr rezultatet KQZ-së që drejtohet sot nga VV-ja, KQZ-ja dominohet nga VV-ja’’, tha Gruda./21Media