Gruda: Largimi i infermiereve nga Kosova është një plagë

Infermieri Abdullah Gruda në programin e mëngjesit “Për Ditë të Mbarë” në RTV21 ka thënë se kërkesat e tyre janë rritja e numrit të infermierëve.
Sipas tij, ka numër të madh të infermiereve të rinjë që janë pa punë dhe si pasojë ata po zgjedhin të largohen nga Kosova.
“Largimi i infermiereve nga Kosova është një plagë e cila e rëndon qytetarin e Kosovës po e rëndon edhe Kosovën si shtet”, ka thënë ndër tjera Gruda.

Sipas të dhënave të Odës së Mjekëve të Kosovës, 580 mjekë janë larguar nga Kosova në periudhën 2018-2021. Ndërsa, në gati tre muajt e parë të këtij viti, institucionet shëndetësore të Kosovës i kanë braktisur mbi 50 mjekë./21Media

Back to top button