Gruda: Ligjet po rrëzohen për shkak të mosdijes së Qeverisë

Rrëzimi i Ligjit për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme si dhe rrëzimi i disa neve të Ligjit për këshillin e pavarur mbikëqyrës për shërbimin civil, ngriti diskutimet se përse kaq shumë ligje të rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese. Partia në pushtet thotë se rrëzimi i ligjeve nga Kushtetuesja bëhet për një lloj balancimi politik por opozita dhe shoqëria civile thonë së kjo ndodh për shkak të mos hartimit të duhur nga ana e Qeverisë.

Rrëzimi i Ligjit për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme si dhe rrëzimi i disa neve të Ligjit për këshillin e pavarur mbikëqyrës për shërbimin civil, brenda një jave, shtuan në të paktën dhjetë numrin e ligjeve të rrëzuara nga Kushtetuesja gjatë mandatit të qeverisë aktuale.

Për pushtetin kthimi i ligjeve nga Kushtetuesja është për keqardhje.

“S’mund te kontestojmë vendimet e saj por është për keqardhje kthimi i ligjeve dhe më shumë për keqardhje është vonesa për vlerësimin e këtyre ligjeve…”, tha Enver Haliti nga Vetëvendosje.

Opozita dhe shoqëria civile ndërkaq vlerësojnë së rrëzimi i ligjeve po ndodh për shkak të mos hartimit të duhur nga ana e Qeverisë.

Sipas anëtarit të kryesisë së PDK-së, Përparim Gruda, Qeveria po harton ligje jashtë standardeve normale të hartimit të legjislacionit.

“Janë dy probleme pse kaq shumë ligje rrëzohen e para mungesa e profesionalizmit dhe dijes të qeverisë e për të hartuar ligje dhe e dyta janë qëllimet politike që tentojnë të përkthehen në norma juridike…”, tha Gruda për rtv21.

Në Lëvizjen Fol ndërkaq thonë se në shumicën e rasteve të hartimit të ligjeve, qeveria nuk po merr parasysh rekomandimet e BE-së, Komisionit të Venecias e të shoqërisë civile.

“Rrëzimi i ligjeve nga Gjykata Kushtetuese tashmë është bërë një traditë që katër vite për shkak të mos hartimit te duhur të këtyre ligjeve mos konsultimit paraprak me rekomandimet dhe vërejtjet që i jep shoqëria civile dhe mos marrja përsipër e rekomandimeve të zyrës së BE-në Kosovës e cila vazhdimit kërkon komente ne grupet punuese. Por edhe komisioni i Venecias që shpesh jep rekomandime vërejtje të cilat jo ëdo herë qeveria i merr parasysh”, Viona Bunjaku nga Lëvizja FOL.

Për pushtetin kritikat e opozitës dhe të shoqërisë civile nuk qëndrojnë. Deputeti i Vetëvendosjes Haliti, thotë se rrëzimi ligjeve po ndodh për shkak se Kushtetuesja po tenton të bëjë balanc politik.

“Nuk qëndron kjo vetëm nëse marrim ligjin për Byronë është hartuar në bashkëpunim me ekspertë të fushës janë inkorporuar gjitha sugjerimet e BE-së. Kjo është e habitshme nuk dua të tingëllojë se po sumlmoj politikisht gjykatën por po shohim që një ligj kalon një rrëzohet, pra është një far balanci politik që po mundohet ta bëjë GJK që aq më pak e ka rolin të bëjë balanc politik”, tha Haliti.

Ndër ligje të rrëzuara nga Gjykata Kushtetuese gjatë mandatit të qeverisë aktuale janë edhe Ligji për Këshillin Prokurorial si dhe Ligji për zyrtarët publikë pjesërisht, të cilët pas rihartimit dhe plotësim ndryshimit sërish u dërguan për shqyrtim në Kuvend një ditë më parë, duke ngjallur valë reagimesh të ndërkombëtarëve, opozitës e shoqërisë civile./RTV21/21Media

Back to top button