Gruda: Lladrovci është në garë, mund të fitojë

Duke folur për zgjedhjet e 12 tetorit, deputeti i PDK-së, Përparim Gruda në ”Click” të RTV21 u shpreh i bindur në fitoren e partisë së tij.
Ai ndër tjera tha se rezultatet e mëparshme janë dëshmi e qartë e mbështetjes që ka PDK-ja dhe këtë herë, sipas tij, fitorja do të jetë edhe më bindëse.
Gruda foli edhe për kryetarin aktual i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili ka marrë mbështetjen zyrtare të Kryesisë së Degës së PDK-së në Drenas për të kandiduar sërish për kryetar në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
‘’Në Drenas do ta vendos kryesia me votë, Lladrovci është në garë, mund të fitojë’’, tha Gruda./21Media