Gruda: Përfshirja e padisë ndaj Serbisë në programin e Qeverisë e gabuar

 

Profesori Përparim Gruda, në “Click” të RTV21 tha se përfshirja e padisë ndaj Serbisë në programin e Qeverisë është e gabuar.

“Përfshirja e padisë ndaj Serbisë në programin e Qeverisë  e gabuar. Unë mendoj që ne e kemi të vështirë që së pari të kalojmë pengesën juridike për ta bërë”, tha Gruda. Videon e  Grudës mund ta gjeni këtu.

I ftuar sonte në “Click” ishte edhe juristi, Kushtrim Palushi i cili u shpreh se qeveria nuk ka treguar se kur synon të bëjë padi për gjenocid.

“Më e rëndësishme nuk na ka treguar se si do ta bëjë padinë, cila është procedura që Qeveria ka vendosur ta ndjek apo thjeshte e ka idenë për ta bërë padinë por ende nuk i ka zgjedhur ende çështjet juridke procedurale të argumenteve”, tha Palushi ndër tjera. Videon e kësaj pjese e gjeni këtu. /21Media 

Back to top button