Gruda: Protesta në Tiranë për “Ballkanin e Hapur” ishte për qëllime të Sali Berishës
Profesori universitar, Përparim Gruda, sonte në “Click” të RTV21 tha se protesta e mbajtur në Tiranë për “Ballkanin e Hapur” ishte për qëllimet politike të Sali Berishës.
Ai tha se protesta nuk ishte e mirë menduar për këtë nismë rajonale.
Ndër të tjera, Gruda u shpreh se shqiptarët janë faktori kryesor i nismave rajonale.
Ndryshe, sot në Tiranë u mbajt takimi “Ballkani i hapur” mes liderëve të vendeve iniciatorë – Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, Edi Rama, Aleksandër Vuçiq dhe Zoran Zaev.
Qëllimi i këtij takimi ishte nënshkrimi i 5 marrëveshjeve, me të cilat nisma në mënyrë zyrtare kalon në fazën e konkretizimit të asaj që është dakorduar mes tre vendeve në suaza të kësaj nisme. Më të rëndësishme janë dy marrëveshjet që janë nënshkruar, prej të cilave në mënyrë të drejtpërdrejtë kanë interes qytetarët e tri vendeve, ndërsa kanë të bëjnë me qasjen e lirë të tregut të punës dhe sistemit të identifikimit elektronik të qytetarëve me çka mundësohet qasje e lirë deri te shërbimet./21Media