Grupi i njohur muzikor anulon koncertin për shkak të nxehtit përvëlues

I nxehti përvëlues që po mbretëron në gjithë Evropën ka bërë që rock grupi Pearl Jam të mos mbajnë koncertin e tyre në Vienë.
Grupi iu drejtuan fansave në Instagram duke thënë se këngëtarit të grupit Eddie Vedder i ishte ngjirë zëri, e kishte dhimbje fyti për shkak të zjarrit, pluhurit e tymit të shkaktuar nga zjarret në performancën në Paris.
Temperatura të ngjashme po mbretërojnë kudo në Evropë, ndërkohë që Franca, Spanja, Portugalia, Italia, Greqia e të tjera vende kanë regjistruar zjarre masive nga i nxehti.
Edhe Austria së fundmi regjistroi ditën më të nxehtë.
Grupi ndërkaq u kërkuan falje fansave të tyre që nuk do të kenë mundësi të paraqiten në këtë koncert.
Pa dyshim ata do të riaranzhojnë një tjetër datë më të përshtatshme për të dyja palët./21Media

Back to top button