Guardiola: Fitorja ndaj Arsenalit na dha shpresë

Trajneri i Pep Guardiola ka deklaruar se fitorja e rëndësishme e Manchester Cityt ndaj Arsenalit ka rikthyer shpresën për titull në Premier League, ndonëse skuadra e tij ende nuk ndodhet në krye të tabelës.
Pas triumfit 2:1, tekniku spanjoll theksoi se ndeshja ishte vendimtare për moralin e ekipit, duke u shprehur se “ajo ndeshje na dha shpresë”. Ai shtoi se lojtarët duhet ta shijojnë momentin, por pa humbur përqendrimin, duke rikujtuar se City ende nuk është lider i kampionatit.
Golin e fitores për Cityn e realizoi Erling Haaland, i cili u rikthye te goli pas një periudhe pa shënuar. Guardiola vlerësoi ndikimin e sulmuesit norvegjez dhe theksoi se ngarkesa e madhe e ndeshjeve gjatë sezonit e ka bërë më të vështirë për të ruajtur formën optimale.
Trajneri i City-t gjithashtu lavdëroi kundërshtarin, duke e cilësuar Arsenalin si një skuadër të jashtëzakonshme që e ka merituar pozitën në krye gjatë sezonit, ndërsa ndeshjen e përshkroi si “reklama më e mirë në botë dhe për Anglinë”.
Në fund, Guardiola vlerësoi edhe kontributin e kapitenit Bernardo Silva, për të cilin tha se është një lojtar i veçantë dhe një legjendë e klubit, teksa pritet të largohet në fund të sezonit.