Guardiola zbulon të ardhmen

Pep Guardiola ka konfirmuar se nuk do të largohet nga Man City në asnjë rast në fund të sezonit aktual.

Trajneri spanjoll është shpallur kampion i Anglisë pasi mposhti Arsenalin në luftën për titull në një sezon mjaftë të vështirë, ndërsa është edhe në finale të Ligës së Kampionëve ku do të ballafaqohet me Interin.

“Do të qëndroj në Manchester City sezonin e ardhshëm, nuk po mendoj të largohem nga klubi, do të qëndroj këtu me siguri.”, tha Guardiola.

Në finalen e 10 qershorit në Ligën e Kampionëve, Guardiola do ta kërkojë këtë trofe për herë të parë më Cityn pas shumë viteve investime të mëdha në klub më synimin për ta fituar pikërisht këtë trofe.

Back to top button