Gucati: Na i kemi dy lufta, një me Gjykatën Speciale, tjetrën me Qeverinë e Kosovës

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, dhe njëherësh ish i burgosur i Hagë në një intervistë për emisionin “Bon Bon “ në RTV21, rrëfu për periudhën sa ka qëndruar në Hagë e po ashtu adresoi kritika për institucionet e Kosovës, madje i cilësoi edhe si armiq në kuadër të procesit të gjykimit t ëish ushtarëve të UÇK-së në Hagë.
“Na i kemi dy lufta, luftë me Gjykatën Speciale, luftë me Qeverinë e Kosovës. Ndoshta duket shume e rend për ta dëgjuar, Gjykatën Speciale e kemi armiq ne aspektin juridik, Qeverinë e Kosovës nuk e kuptoj pse? ”, tha ai
Derisa drejtoi akuza për kryeministrin në detyrë, Albin Kurti duke thënë se nuk shkoi ta vizitonte asjnë të burgosur në Hagë
“Kur u ardhe Albin Kurti me na vizitu neve ? Ka ardhë Edi Rama, kanë ardhë pesë president , ka ardhë Isa Mustafa i sëmurë me shtaga. Atë ditë që u operojsha unë jam taku me Isa Mustafën me 18 tetor 2022 ka ardhë Isa Mustafa na ka vizitu me dy shtaga qashtu i sëmurë që i dëshiroj shërim sa me të shpejt. Qe edhe sot na ka përkah për protesta … E tash Albin Kurti çohet e thotë s’po muj mi nënshkru 12 fletë për me ba një vizitë. Kërkon shumë kohë për me i nënshkru ato 12 flete? Nja një minutë krejt. Se aty e ke me ba X rubrikat i ki”, tha Gucati.
Sipas tij krerët e UÇK-së do ta pranonin një vizitë të Kurtit.
Unë besoj që e pranojnë, ky është kryeministri i vendit tonë, pavarësisht kush çka, bindjet politike, i mire i keq është i vendit tonë po ky u lig shumë. Inatet nuk mbahen, shteti nuk mbahet me inat. As i zoti i shpisë nuk guxon me majt shpinë për inati të djemve e vëllaznive se leje mo shtetin me majt me inate. Inate politike se për megja s’janë vra, këto janë krejt inate politike “, u shpreh Gucati.
Madje kujtoi periudhën e luftës kur Kurti ishte i burgosur nga serbët.
“Kur ka qenë ky në burg i kemi ndihmu shumë…. Unë personalisht e kam taku në banesë tij vet i pesti jam shku kur e kanë liru prej burgu .E ky nuk gjenë kohë me shku, a tash vizitat janë 40 minuta jo si përpara ka 7 orë ta janë veç 40 minuta s’ki ma shumë. A 40 minuta ky s’po ka kohë me shku me pa Hashim Thaçin,Kadri Veselin e bacin Jakup e të tjerët që janë brenda atje, kjo është marre.Një kryeministër që s’interesohet për qytetarin e vet, çfarë kryeministri është ky ?Një i zot i shpisë që nuk interesohet ku i ka meshkujt që thojmë ne nëpër fshat atje a i ka në mal a i ka në fushë a kane shku me punu, duhet me u interesu ky nuk interesohet fare”., tha Gucati në Bon Bon./21Media