Guinness zyrtarizon njeriun më të moshuar në botë

Libri i Rekordeve Guinness ka zyrtarizuar si personin më të moshuar në botë, 115-vjeçaren, Maria Branyas Morera nga Spanja.
Ajo të enjten u certifikua si më e moshuara, me 115 vjet e 321 ditë.
Morera mori titullin e më të moshuarës në botë pas vdekjes së francezes Lucile Randon që vdiq të martën në moshën 118-vjeçare.
Ajo u lind më 4 mars 1907 në San Francisco dhe lëvizi drejt Spanjës me familjen, kur ishte 8-vjeçare.
Ruan shëndet të mirë ndërsa ka edhe llogari në Twitter që përditësohet nga e bija. “E vjetër, shumë e vjetër, por jo idiote”, thuhet në përshkrimin e llogarisë së saj në Twitter.
Meritat për jetën e gjatë ajo ia ka dhënë rregullave, qetësisë dhe lidhjes së mirë me familjen e miqtë./21Media

Back to top button