Guri i LDK-së i reagon Pecit: Hajde mas dajës anuloja grantin edhe vëllaut të Fitores

Kryetari i Formuit Rinnor të LDK-së, Paris Guri ka reaguar pas raportimeve për pezullimin e grantit për dajën e Fitore Pacollit

Guri përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se kjo është një fitore e vogël në rrugën e gjatë të kthimit të drejtësisë dhe dinjitetit të institucioneve të Kosovës.

Ai po ashtu ka kërkuar që të anulohet edhe granti i vëllaut të Fitore Pacollit.

“Pezullimi i grantit për dajën e Fitorës nga Faton Peci, e dëshmon që aty ka HAJNI, e vërteton krejt atë që e kemi fol gjatë ksaj kohe. Pervec pezullimit, hapi tjeter duhet të jetë ANULIMI.Hajde tash mas dajës anuloja edhe vllaut të Fitorës.Ne si LDK nuk do të ndalemi dhe do ti shkojmë deri nfund kësaj pune. Ktheni paret që i keni vjedhë CENT MË CENT”, ka shkruar Guri.

Back to top button