Guri i reagon Pacollit: Motra ime ështe përzgjedhur nga Qeveria Britanike, ju keni zgjedh me vjedh familjarisht

Deputeti i LDK-së, Paris Guri i është kundërpërgjigjur deputetet së VV-së, Fitore Pacollit, e cila së fundmi përmendi motrën e këtij të parit, duke pretenduar se ajo sivjet ka përfituar mbështetje vjetore financiare prej 15 mijë eurosh nga Ministria e Kulturës.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Guri sqaroi se motra e tij është përzgjedhur nga Qeveria e Britanisë për të studiuar në Londër, si studente e dalluar e Universitetit të Prishtinës, teksa shtoi se bursa ndahet nga vetë Qeveria Britanike.

“Pra, motra ime është përzgjedhur nga Qeveria Britanike, ndërsa ju keni zgjedhë më vjedhë me vëlla, dajë, burrë e baxhanak. E përsëris: TI, Fitore që ia ke dhënë vëllait 100.000 euro, dajës 100.000, e burrit bashkë me baxhën 52.000 euro duhesh me i kthy ato pare, cent për cent”, ka shkruar deputeti i LDK-së. /21Media

Back to top button