Guri: LDK-ja s’hyn në koalicion me ata që na quajnë ‘hajvana’”

Deputeti i LDK-së, Paris Guri para vazhdimit të seancës konstituive për herë të nëntëmbëdhjetë, në një deklarim për RTV21 tha se LDK-ja nuk bashkëpunon me dikë që i quajnë ‘’hajvana’’.
Ai gjithashtu shtoi se LDK-ja nuk i ka ndërruar qëndrimet e saj.
‘’Ne e kemi përgjigjen e njëjtë, sa herë do të dërgojnë ftesë do kenë përgjgije. E çuditshme dëshira për të hyrë në koalicion me LDK-në, nuk bashkëqeverisimi me ata që mendojnë se LDK-ja janë hajvana’’, tha Guri./21Media