Guri për ngërçin politik: S’pres zgjidhje të shpejtë të kësaj situate

Deputeti i LDK-së, Paris Guri, ka thënë se nuk pret që të zgjidhet shpejt ngërçi në Kuvend të Kosovës.

Sipas tij tentimi i 32-të për konstituimin e Kuvendit është fatkeqësi.

“Me herën e 32-të me tentu me e zhblloku situatën është fatkeqësi qka është duke ndodh, mirëpo ashtu si e dim i takon të parit me dalë prej kësaj bllokade kështu që po presim”, tha ai.

Guri lidhur me zgjidhjen e ngërçit politik tha se nuk pret të ketë një zhbllokim të shpejtë.

“Ashtu siç e dim kryeministri i Kosovës në detyrë është deklaruar që nuk ka interes populli dhe nuk është çështje në interes për me u zgjidh. Përderisa e kemi një kryeministër i cili e ka një kryemendësi të tillë nuk besoj shumë në një zhbllokim të shpejtë të kësaj situate”, deklaroi deputeti i LDK-së. /21Media

Back to top button