Gustavo Doni s’e përjashton largimin e Martinez nga Aston Villa

Portieri i Aston Villas, Emiliano Martinez, fitoi Kupën e Botës dhe Dorezën e Artë në Katar, dhe agjenti i tij nuk po përjashton një lëvizje.
Martinez luajti një rol kyç në triumfin e Argjentinës në Kupën e Botës, veçanërisht në finale kur bëri një pritje jetike nga Randal Kolo Muani në kohën shtesë.
Agjenti i Martinez, Gustavo Doni, tani ka folur për të ardhmen e tij dhe nuk po përjashton një largim nga Aston Villa.
“Ka pak klube tani që mund të përballojnë një portier si ai. Por Seria A, pse jo?. Është e qartë se ai synon lart dhe synon Ligën e Kampionëve”, tha ai.
Martinez u transferua në Villa nga Arsenali në vitin 2020 dhe u vendos si zgjedhja e parë, duke nënshkruar një zgjatje kontrate në janar që zgjat deri në vitin 2027./21Media

Back to top button