Guterres i kërkon Rusisë t’i jap fund luftës

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres theksoi nevojën për të bërë gjithçka që është e mundur për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Guterres – i cili gjithashtu do të takohet me presidentin Vladimir Putin sot, ka thënë se dëshiron të ndihmojë në krijimin e kushteve për dialog, një armëpushim dhe në fund të fundit, paqe.
“Ne kemi nevojë për një armëpushim “sa më shpejt të jetë e mundur”, ka thënë Guterres.
Ai shtoi gjithashtu se prioritet duhet të jetë minimizimi i vuajtjeve njerëzore në vend./21Media

Back to top button