Guvernatori i Kalifornisë do të padisë administratën Trump

Donald Trump vendosi Gardën Kombëtare në Los Angeles për të frenuar trazirat për shkak të bastisjeve të imigracionit – Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, tani thotë se po padit administratën Trump për këtë veprim, shkruan BBC.

Trump kritikoi vazhdimisht Newsom dhe zyrtarë të tjerë të Kalifornisë për mënyrën se si i trajtuan protestat – Shtëpia e Bardhë thotë se ai “ndërhyri me të drejtë për të rivendosur ligjin dhe rendin”.

Ndoshta është e pashmangshme që Los Angeles të bëhet një pikë e nxehtë në një përballje të imigracionit, shkruan korrespondenti i Amerikës së Veriut, Anthony Zurcher.

Bastisjet e imigracionit në Los Angeles vijnë disa ditë pasi Zyra e Imigracionit dhe Doganave (ICE) regjistroi 100,000 arrestime që nga kthimi i Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Back to top button