Guvernatori i ri thotë se Kherson do të bëhet pjesë e Rusisë
Guvernatori i vendosur nga Rusia i Khersonit të pushtuar në Ukrainën jugore tha se rajoni së shpejti do të integrohet plotësisht në Rusi.
Volodymyr Saldo, i cili u instalua nga forcat ruse pasi morën kontrollin e zonës në fillim të marsit, shkroi në Telegram se do të bëhej “rajoni Kherson i Federatës Ruse”.
Zëvendësi i tij, Kirill Stremousov, shkroi se banorët do të mund të aplikojnë për nënshtetësinë ruse në javët e ardhshme kur situata të stabilizohet, shkruan rtv21.tv
Zyrtarët ukrainas kanë paralajmëruar vazhdimisht se Moska po planifikon një referendum të rremë pavarësie në rajon dhe gjetkë.
Megjithatë, zyrtarët rusë nuk kanë konfirmuar se aneksimi i rajoneve të pushtuara të Ukrainës jugore është i pashmangshëm dhe zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov ka thënë në fillim të këtij muaji se e ardhmja e rajonit varej nga vullneti i banorëve./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?