Guvernatorja e Pueblas dhe bashkëshorti i saj vdiqën në aksident ajror
Kanë vdekur edhe dy pilotë dhe një pasagjer
Guvernatorja e shtetit qendror të Meksikës – Puebla, Martha Erika Alonso ka vdekur pas përplasjes së një helikopteri, vetëm disa ditë pasi ka pranuar detyrën e re. Nga ky aksident ajror kanë mbetur të vdekur burri i saj, senatori Rafael Moreno Valle dhe dy pilotë. Sipas burimeve, në bord qëndronte edhe një pasagjer, i cili po ashtu ka vdekur.
Aksidenti i së hënës ka ndodhur pak pasi avioni u ngrit nga qyteti i Pueblas.
Zonja Alonso ishte femra e parë guvernatore e Pueblas, pas sondazheve të diskutueshme.
Vdekja e tyre është konfirmuar nga presidenti i ri i Meksikës, Andres Manuel Lopez Obrador. Në një postim në Twitter, presidenti Obrador shprehu ngushëllimet më të thella për familjarët e dy politikanëve. Ai ka thënë se do të bëhet një investigim për të zbardhur të vërtetën se kush e ka shkaktuar aksidentin.
En lo personal, mi más profundo pésame a los familiares del senador Rafael Moreno Valle y de su esposa, la gobernadora de Puebla Martha Érika Alonso. Como autoridad, asumo el compromiso de investigar las causas; decir la verdad sobre lo sucedido y actuar en consecuencia
— Andrés Manuel (@lopezobrador_) December 24, 2018
Zyrtarët meksikanë më vonë kanë thënë se dyshohet që helikopteri u rrëzua pas një defekti të pa specifikuar pranë Puebla, qytetit të dytë më të madh të Meksikës.
Zonja Alonso ka pranuar detyrën më 14 dhjetor, në garën e ngushtë të zgjedhjeve të korrikut, ku ka mposhtur Manuel Barbosa, kandidatin e preferuar të presidentit./21Media