Guvernatorja vret qenin e saj

Kristi Noem, guvernatorja e Dakotës Jugore, e cila ndodhet në listën e ngushtë të Donald Trump për zëvendëspresidente, thotë se ajo vrau një nga qentë e saj dhe gjithashtu një dhi.

Episodet e rrëfyera në librin e saj “No Going Back: The Truth on What’s Wrong with Politics and How We Move America Forward” për të ilustruar se në politikë ajo është e gatshme të bëjë “gjërat e vështira, konfuze dhe të shëmtuara” nëse ato duhen bërë.

Kristi hyn në detaje rreth vrasjes së Cricket, qenit të saj. Ai ishte i ri, por, sipas mendimit të guvernatores, i papërshtatshëm për gjueti.

“E urreja atë qen. Nuk ishte i stërvitur dhe ishte i rrezikshëm për këdo që binte në kontakt, ia vlente më pak se asgjë si qen gjuetie. Në atë moment kuptova se duhet ta kisha “shtypur” atë, thuhet në libër nga i cilat disa media amerikane kanë publikuar pamje paraprake.

Back to top button