​Gvardiol pritet të bëhet mbrojtësi më i shtrenjtë në histori të futbollit

Siç bëhet e ditur nga eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, Josko Gvardiol është shumë afër që të bëhet mbrojtësi më i shtrenjtë në histori të futbollit.

Manchester City dhe RB Leipzig janë duke i finalizuar detajet e fundit të marrëveshjes për Gvardiol.

Marrëveshja mes dy klubeve pritet që të nënshkruhet para fundit të kësaj jave.

Lojtari do të kryejë testet mjekësore të premten, nëse gjithçka shkon sipas planit.

Marrëveshja pritet të mbyllet për një tarifë transferimi prej 90 milionë eurove. Gvardiol do të bëhet mbrojtësi më i shtrenjtë në histori të futbollit.

Back to top button