Hadërgjonaj e gjen rrugën e golit ne Turqi
Reprezentuesi i Kombëtares së Kosovës Florent Hadërgjonaj ka shënuar gol në Superligën e Turqisë për skuadrën e tij Kasimpasa.
Hadërgjonaj shënoi nga pika e bardhë në minutën e 64’ ndaj Giresunsporit duke e dyfishuar epërsinë në 2-0 pasi paraprakisht kishte shënuar edhe Ouanes në minutën e 12’ të ndeshjes.
Ky njëherit ishte edhe goli i parë i Hadërgjonajt për skuadrën e tij në këtë edicion të Superligës së Turqisë.