Hagë: Monitoruesit kërkojnë të evitohen sa më shumë redaktimet dhe seancat private

Shumë nga seancat gjyqësore ndaj Salih Mustafës në Hagë po zhvillohen të mbyllura dhe me redaktime. Monitorues të këtyre seancave bëjnë thirrje që sa më shumë të jetë e mundur seancat të zhvillohen të hapura për publikun. Në gjykatën Speciale në Hagë, ndërkaq thonë se seancat private urdhërohen nga gjyqtarët për të mbrojtur dëshmitarët ose personat e tjerë të përfshirë në procedure dhe se shumë gjëra që janë konfidenciale në një fazë, bëhen publike më vonë./21Media

Back to top button