Hagë: Vazhdoi gjykimi ndaj Salih Mustafës

Gjatë dëshmisë vërehen deklarata kundërthënëse të dëshmitarit
Në gjykatën Speciale ka vazhduar procesi ndaj ish-pjesëtarit të UÇK-së Salih Mustafa me dhënien e dëshmisë së dëshmitarit të tretë. Ky dëshmitar tha se u rrah deri në alivanosje nga një grup prej 4 personave i drejtuar nga komandant Cali. Gjatë ballafaqimit me deklarimin e tij të para 2 vjetëve të dhënë në prokurorinë speciale u evidentuan deklarime kundërthënëse për njohjen me komandant Calin./21Media

Back to top button