Hahn kërkon që Kosova të mbetet e fokusuar te prioritetet
Hahn ka thënë se se institucionet e Kosovës nuk duhet të shkëpusin vëmendjen nga sfidat e mëdha
Komisionari evropian për politika të fqinjësisë, Johannes Hahn, ka deklaruar se Kosova duhet të vijojë punën për çështjet kyçe si sundimi i ligjit, zhvillimin ekonomik, dialogun me Serbinë dhe për liberalizimin e vizave.
“Më vjen keq për mocionin e mosbesimit që u votua në Parlamentin e Kosovës. Liderët politikë dhe institucionet nuk duhet të shkëpusin vëmendjen nga sfidat e mëdha me të cilat Kosova përballet”, ka shkruar Hahn në një postim në rrjetin social Twitter.
Ndryshe sot në një seancë të jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës u votua lidhur me mocionin e mosbesimit të Qeverisë, i cili mori 78 vota pro, 34 kundër dhe 3 abstenime, që mundësoi që mocioni për mosbesimin e Qeverisë të kalojë./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?