Hahn sot viziton edhe Shqipërinë

Me Ramën do të diskutojë për reformat

Komisioneri Evropian për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn, do të vizitojë edhe Shqipërinë. Lajmi bëhet i ditur nga ambasadori i delegacionit të BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca, raporton oranews.

Komisioneri Hahn do të takohet në orët e vona të ditës së sotme me kryeministrin Rama për të diskutuar për reformat si dhe përpjekjet e bëra për vijimin e tyre.

Ndërkohë, në Prishtinë pritet të takohet me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj. Takimi do të zhvillohet në ora 16:30, në ndërtesën e Qeverisë, por nuk është bërë e ditur se cila do të jetë tema e diskutimeve.

Vizita e fundit e Hahn në Kosovë ishte më 3 dhjetor të vitit të kaluar. Gjatë kësaj vizite ai ka deklaruar se data më reale për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës mund të jetë viti 2020.

Back to top button