Hailey Bieber thyen heshtjen për betejën me shëndetin të Justin Bieber

Modelja Hailey Bieber ka reaguar për herë të parë që kur bashkëshorti I saj, pop ylli Justin Bieber u diagnostikua me sindromën Ramsey Hunt.
Hailey ka thënë se fakti që ajo u përball me një problem të ngjashëm shëndetësor, e tashmë edhe Justin, I ka bërë që ata të jenë më të afërt me njëri-tjetrin.
“Ai po ecën shumë mirë, po përmirësohet çdo ditë. Po ndjehet më mirë. Pa dyshim që ndodhi një situatë shumë e frikshme dhe e rastësishme, por ai do të që jetë plotësisht mirë. Unë jam mirënjohëse për këtë“, u shpreh Hailey.
Edhe Hailey në mars u përball me një problem shëndetësor për të cilin ajo tha se po I jep trupit kohë të shërohet plotësisht.
Kur u pyetën se si ata të dy i trajtuan frikërat e tyre shëndetësore kaq afër njëri-tjetrit, Hailey shpjegoi: “Mendoj se duke e kaluar atë shumë publikisht, para shumë njerëzve, kjo të detyron në një farë mënyre të jesh i hapur për atë që po ndodh, në mënyrë që njerëzit të kuptojnë se çfarë po kaloni. Dhe mendoj se hapi shumë biseda vërtet mahnitëse dhe të rëndësishme./21Media

Back to top button