Hajati para paraqitjes në Eurovision: Kaq mund të bëj, më vjen keq

Artistja Ronela Hajati, po bën përgatitjet e fundit para paraqitjes së saj në Eurovision, që nis nga 10 deri më 14 maj 2022.
Hajati u komentua shumë, nisur nga çmimi i madh që fitoi në Festivalin e Këngës në RTSH, e deri të paraqitja në konferencën e fundit në Torino.
Së fundmi, Ronela u shpreh se i mungon shumë muzika, koncertet, fansat. Madje, shkroi se dëshiron të marrë fund gjithçka sa më shpejt..pas reagimeve të shumta nga paraqitja e saj e fundit atje.
“Më mungon studioja ime, të bëj muzikë, koncertet, fansat. Kam punuar në çdo detaj për 5 muaj dhe njerëzit janë ende të pakënaqur nga unë. Kjo është gjithçka që mund të bëj, më vjen keq. Le të përfundojë kjo sa më shpejt. Fikini televizorin kur të transmetohet kjo performancë e tmerrshme sepse do ta harroni më shpejt!”, ka shkruar Ronela./21Media

Back to top button