Hajdari: Merkel ishte shumë e qartë, i vetmi proces që është integrues është Procesi i Berlinit

 
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka thënë se kancelarja gjermane Angela Merkel gjatë vizitës në Tiranë me diplomaci të lartë ka dhënë mesazhin e saj “që i vetmi proces që është integrues është Procesi i Berlinit”.
Këto komente Hajdari i bëri në emisionin “Argument Plus” në RTV21.
Tutje Hajdari ka thënë se “në çështjen e ‘Ballkanit të Hapur’ përmenden marrëveshjet dypalëshe, nuk përmenden marrëveshjet në mekanizmin gjithëpërfshirës në barazi, por gjithmonë favorizohen shtetet më të forta, dhe disfavorizohen shtetet më të vogla”./21Media

Back to top button