Hajdari raporton sot në Komisionin për Ekonomi

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, do të raportojë këtë të martë para deputetëve anëtarë të Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti.
Hajdari do të raportojë lidhur me gjendjen dhe administrimin e rezervave shtetërore të mallrave; si dhe lidhur me “Projektin e Konkurrueshmërisë dhe Gatishmërisë për Eksport-CERP huamarrje nga Banka Botërore”.
Komisioni pritet të mblidhet në ora 09:00.
Rendi i ditës:
1. Miratimi i rendit të ditës;
2. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mbajtur më datë 12.04.2022;
3. Shqyrtimi i Raportit me rekomandime për Projektligjin nr.08/L-056 për mbrojtjen e konkurrencës;
4. Caktimi i ekspertit për hartimin e nismës legjislative “Projektligji për kriptovaluta”;
5. Raportimi i ministres së industrisë, ndërmarrësisë dhe tregtisë, znj.Rozeta Hajdari, lidhur me gjendjen dhe administrimin e rezervave shtetërore të mallrave; si dhe lidhur me “Projektin e Konkurrueshmërisë dhe Gatishmërisë për Eksport-CERP huamarrje nga Banka Botërore”;
6. Të ndryshme.

Back to top button