Hajdutët vjedhin këpucë, por të gjitha ishin për këmbën e djathtë

Disa hajdutë në Peru duket se kanë dështuar gjatë një grabitjeje në një dyqan këpucësh.

Tre persona hynë në dyqan në qytetin qendror të Huancayo dhe grabitën më shumë se 200 atlete – por të gjitha ishin për këmbën e djathtë.

Pronari i dyqanit vlerëson se ato kanë një vlerë prej më shumë 13,000 dollarë- megjithëse hajdutët mund të luftojnë për t’i shitur ato.

Përpjekja e çalë për një grabitje fitimprurëse u kap nga kamerat e sigurisë.

Pamjet tregojnë hajnat që thyejnë drynin në mes të natës dhe duke përdorur një biçikletë me tri rrota për të marrë kuti me atlete të markave të ndryshme.

Shefi i policisë lokale, Eduan Díaz tha për mediat peruane: Ne kemi mbledhur prova në vendngjarje. Gjëja e pazakontë në këtë grabitje është se janë vjedhur këpucë vetëm nga këmba e djathtë.

“Me pamjet dhe gjurmët e gishtërinjve, ne do të jemi në gjendje t’i lokalizojmë ata individë”, shtoi ai./21Media

Back to top button