Hajnat ia mësynë policisë, i vodhën 541 kg kokainë
Hajdutët kanë vjedhur 541 kilogramë kokainë me vlerë rreth 13 milionë dollarë nga policia në Afrikën e Jugut. Droga është mbajtur brenda zyrës së njësisë speciale Hawks në qytetin Port Shepstone në pr
Hajdutët kanë vjedhur 541 kilogramë kokainë me vlerë rreth 13 milionë dollarë nga policia në Afrikën e Jugut.
Droga është mbajtur brenda zyrës së njësisë speciale Hawks në qytetin Port Shepstone në provincën lindore të KwaZulu-Natal në fundjavë, ka njoftuar policia të martën.
Siç ka raportuar media e huaj, hajdutët kanë hyrë në pallat nga një dritare dhe më pas kanë mundur të hyjnë në dhomat e blinduara ku ishte duke u ruajtur droga e sekuestruar.
Afrika e Jugut luan një rol jetik si një vend tranziti për tregtinë e paligjshme të kokainës së Amerikës Latine, veçanërisht për transportin e mëtejshëm drejt Australisë, Evropës dhe Hong Kongut./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro





