Hajnat me pistoletë e thikë ia grabisin paratë dhe telefonin një personi

Dy persona të maskuar, njëri me pistoletë dhe tjetri me thikë, ia kanë grabitur paratë dhe një telefon një burrit në Prishtinë.

Kështu ka bërë të ditur policia përmes raportit 24 orësh.

Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor, ndërkaq rasti i cili ka ndodhur të hënën rreth orës 01:55në rrugën “Mon Balaj” është duke u hetuar./21Media

Back to top button