Hajrizi: Pozicioni i Macron nuk ka ndryshuar, pret njohje reciproke Kosovë-Serbi

(Lajm i përditësuar)
Hajrizi: Macron i angazhuar për Kosovën, zgjidhja duhet të vijë para përfundimit të mandatit të tij
Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Selam Hajrizi në ”Click” të RTV21 ka komentuar angazhimin e Francës dhe Presidencës së Emmanuel Macron në dialogun Kosovë-Serbi. Ai ka theksuar se presidenti dhe kabineti i tij janë shumë të angazhuar për të mbështetur Kosovën dhe se është e rëndësishme që një zgjidhje të arrihet para përfundimit të mandatit të tij në vitin 2027.
Sipas Hajrizi, kjo është e nevojshme edhe për të shmangur ardhjen e partive ekstremiste në pushtet në Francë, që mund të ndikojënë procesin e njohjes reciproke.
“Presidenti Macron dhe kabineti i tij janë shumë të angazhuar në këtë dialog dhe janë më pro Kosovës sesa shumë administrata të tjera franceze. Mos të harrojmë që mandati i Macron përfundon në vitin 2027 dhe ai nuk riakrediton, prandaj është mirë që zgjidhja e Kosovës të arrihet para vitit 2027, sepse mund të kemi ardhjen e partive ekstreme në Francë pas vitit 2027,” tha Hajrizi.
Hajrizi: Pozicioni i Macron nuk ka ndryshuar, pret njohje reciproke Kosovë-Serbi
Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Selam Hajrizi, ka komentuar qëndrimin e Francës dhe Presidentit Emmanuel Macron lidhur me dialogun Kosovë-Serbi. Ai ka theksuar se pozicioni i Macron mbetet i qëndrueshëm: dialogu duhet të vazhdojë dhe të sjellë një njohje reciproke mes dy vendeve. Hajrizi shtoi se ky qëndrim është konfirmuar nga vetë Presidenti francez, i cili pret rezultate konkrete në këtë drejtim.
“Pozicioni i Parisit dhe Presidencës së Macron nuk ka ndryshuar. Dialogu Kosovë-Serbi duhet të vazhdojë dhe të sjellë njohje reciproke. Ky është qëndrimi i tij dhe është rikonfirmuar kur e ka marrë mandatin e dytë. Presidenti Macron pret që të ketë një njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë” tha Hajrizi.
Ai tutje ka shtuar se ”Macron nuk ka ndryshuar qëdrim disa njerëz afër tij më kanë thënë se është kritikuar në Serbi duke e cilësur se po ia mban anën Kosovës, ai nuk tërhiqet nga njohja reciproket”, tha Hajrizi.
Hajrizi: LDK dhe Lumir Abdixhiku nuk kanë punuar mjaftueshëm në diasporë
Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Selam Hajrizi në ”Click” të RTV21 ka komentuar reuzltatin zjgedhor të LDK-së me theks të veçatë votat nga diaspora. Hajrizi ka theksuar se se mungesa e angazhimit serioz nga opozita ka ndikuar drejtpërdrejt në orientimin e votës.
“Partitë opozitare kanë qenë pak përtace. Të gjitha partitë politike në diasporë nuk kanë qenë në nivelin e duhur dhe, natyrisht, historikisht diaspora në kohët e fundit është duke votuar drejtpërdrejt Albin Kurtin. LDK-ja dhe Lumir Abdixhiku nuk kanë bërë hapa shumë konkretë për të qenë të pranishëm në diasporë, të kenë një fushatë të zhvilluar dhe të japin propozime, ashtu siç ka bërë Lëvizja Vetëvendosje,” tha Hajrizi./RTV21/21Media