Hakerët rus kanë sulmuar faqet e institucioneve të Kosovës

Hakerët rus kanë sulmuar faqet e institucioneve të Kosovës, të cilat gjatë ditës nuk kanë qenë në funksion.

Qeveria ka njpftuar se cak i sulmeve ka qenë faqja e Presidencës dhe Kryeministrisë, të cilat edhe janë rikthyer shpejt në funksion.

Në reagimin e hakerëve rus përmendet fjalimi i ministrit Maqedonci, i cili ka thënë, sipas tyre, se “Kosova është e gatshme t’i ofrojë ndihmë ushtarake Ukrainës”.

“Kosova është e gatshme t’i bashkojë përpjekjet kolektive për të mbështetur mbrojtjen e Ukrainës. Ata duhet të mendojnë më shumë për këtë…”, kanë shkruar rusisht këta hakera duke përmendur edhe ministrin Maqedonci.
Kujtojmë po ashtu, se një ditë më parë dy qytetarët rus janë arrestuar në veriun e Kosovës, pasi kishin hyrë në vendin tonë nëpërmjet rrugëve ilegale.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se në Jarinjë janë arrestuar dy persona me pasaporta ruse dhe që nuk kishin vizë të Kosovës. Ata dyshohet se kishin hyrë në Kosovë përmes rrugëve ilegale.

Back to top button