Haki Abazi ka dhënë dorëheqje nga Komisioni Hetimor për Energjinë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi ka dhënë dorëheqje nga pozita e anëtarit të Komisionit Hetimor Parlamentar për Energjinë.
Kjo është bërë e ditur gjatë mbledhjes së sotme të këtij komisioni nga kryetari Hajdar Beqa.
Ai ka thënë se Vetëvendosje në seancat e ardhshme të Kuvendit do ta bëjë zëvendësimin e Abazit.
Ky komision ishte propozuar nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje./21Media

Back to top button