Kaloni te përmbajtja kryesore

Haliti i PDK-së: Duhet marrëveshje për Qeveri të përbashkët

Ish-deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, në një deklaratë për RTV21 kërkoi nga Kurti që të nisë pa vonesa takimet me partitë politike për të arritur një marrëveshje, siç tha ai, për formimin e institucioneve stabile. Sipas Halitit, nuk mund të ketë marrëveshje vetëm për çështjen e presidentit, por duhet të ketë një koalicion për një qeveri gjithëpërfshirëse.

“Nëse Kurti dëshiron të ketë institucione të fuqishme dhe të qëndrueshme, ai duhet të fillojë menjëherë bisedimet për të arritur një marrëveshje me njërën nga partitë që ia siguron numrat në Parlament dhe për kandidatët e mundshëm. Ajo që unë e shoh si të parëndësishme është zgjedhja e presidentit, sepse duhet ta kemi parasysh se pa një marrëveshje për një qeveri të përbashkët përmes një koalicioni, nuk besoj se mund të arrihet marrëveshje për presidentin. Detyra e presidentit është e tillë që ai nuk mund t’i bëjë opozitarizëm Parlamentit apo Qeverisë.”, tha Haliti./RTV21/21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button