Haliti: Kam mundësinë që t’i thithi investitorët, buxheti i Skenderajt është i varfër

Kandidati për kryetar të komunës së Skenderajt, nga Inciativa Qytetare për Skenderaj (IQS), Sokol Haliti në debatin zgjedhor të RTV21, i garantoi qytetarët e kësaj komune se do të sjellë buzëqeshjen çdo qytetari.

Ai tha se nëse qytetarët e Skenderajt ja japin besimin, do të ketë mundësinë të sjell investitorët.

“Unë jam këtu që t’ju kërkoj qytetarëve të Skenderajt të më bëjnë legjitim, të ma japin besimin se e kam mundësinë që ti thithi investitorët, edhe ashtu buxheti i komunës së Skenderajt është i varfër edhe e kanë futur borxh të gjitha pronat publike i kanë marrur për vete”, theksoi ai.

Haliti tha se ka qenë i penguar për investime nga legjislacioni i kaluar.

“Unë i garantoj qytetarët e Skenderajt ashtu si edhe më njohin se çdo gjë do ta bëj për ta dhe në favor tyre. Më së paku unë kam interes që të futem në politik. Mu më duhet vota e qytetarit mbi 55% që ta kam fuqinë në asamble ti thithi investitorët dhe projektet të cilat i sjelli këtu të votohen e jo të pengohen. Ju garantoj qytetarët të Skenderajt se do të jam ai i cili do t’ja kthej buzëqeshjen çdo qytetari, fshatari në të komunën dhe me 53 fshatrat ku kam qenë i penguar për investime nga legjistacioni, nga të gjitha legjislacionet e kaluara”, deklaroi ai. /21Media

Back to top button