Haliti: Qeveria e ardhshme duhet ta ndryshojë gjendjen e veteranëve

(Lajm i përditësuar)


Haliti: Qeveria e ardhshme duhet ta ndryshojë gjendjen e veteranëve

Deputeti i PDK-së Xhavit Haliti në emisionin “Click” në RTV21 tha se qeveria e ardhshme duhet që të bëjë më shumë për veteranët e luftës dhe familjet e dëshmorëve.

“Qeveria e ardhshme, parlamenti i ardhshëm duhet ta ndryshojë gjendjen e veteranëve të luftës dhe gjendjen e këtyre familjeve që kanë mbetur pa njerëzit e vet, ndaj kujt duhet me u interesu në qoftë se nuk interesohemi për dikë që i ka humbur anëtarët e familjes së vet për lirinë e Kosovës”, tha Haliti.


Haliti për Reçakun: Epilogu në Hagë i keq, dështim i juristëve

Deputeti i PDK-së Xhavit Haliti ka kujtuar ditën kur ka ndodhur Masakra e Reçakut.

Në emisionin “Click”, pas 27 vjetësh kur ndodhi kjo ngjarje, ai tha se ishte shumë e dhimbshme.

“Epilogu në Gjykatën e Hagës ka qenë i keq për shumë arsye, së pari mendoj se dështimi ka qenë i profesionistëve që janë quajtur juristë menjëherë pas lufte dhe nuk i kanë përgatitur dëshmitarët para se me shku me dëshmu në Hagë para Millosheviqit, unë i kam parë regjistrimet, ka pasur deklarata që shkonin në kundërshtim me njëra-tjetrën, dikush thoshte që kemi qenë të pozicionum me luftëtarët dhe kemi luftu dhe interesi e e vërteta është se aty janë vrarë civilë”, tha Haliti.

Ai shtoi se Serbia ka bërë skenarë për ta evituar akuzën për krim ndaj shqiptarëve./21Media

Back to top button