“Halloween Kills” arrin sukses në box office

 
Filmi “Halloween Kills”, është mundësuar që dashamirët e tij ta shohin edhe nga shtëpitë, por ky film, këtë vikend arriti sukses edhe në kinematë e Amerikës Veriore.
“Halloween Kills” fitoi 50.4 milionë dollarë nga 3,705 lokacione, thuhet sipas studios filmike Universal.
“Halloween Kills” ia kaloi pritjeve sa i përket shifrave të fituara nga shitjet e biletave për shikim në kinema.
Ai arriti sukses edhe në garën e box office, ku përfshihen: filmi i James Bondit, “No Time to Die” dhe ai i Ridley Scot, i titulluar “The Last Duel”. Që të dy janë duke u shfaqur në kinema.
Ngjarja në filmin “Halloween Kills” fillon aty ku përfundon ai i vitit 2018 “Halloween”. Në rolin e Laurie Strode sërish paraqitet Jamie Lee Curtis.
Disa dashamirë të këtij filmi janë befasuar kur Universal vendosi të lansojë “Halloween Kills” njëkohësisht në kinema e në shërbimin Peacock, por duket se kjo strategji nuk ka dëmtuar arritjen e sukesit.
Para lansimit të “Halloween Kills”, i cili siç është raportuar është realizuar me një buxhet prej 20 milion dollarësh, filmi që arriti sukses është edhe ai i Warner Bros, “Godzilla vs. Kong”, i cili në vikendin e parë të lansimit fitoi 32.2 milionë dollarë.
“Halloween Kills” është filmi më i suksesshëm horror në kohë pandemie, i cili ia kaloi dhe filmit “A Quiet Place Part II”.
Filmi Halloween i vitit 2018, ishte hit global kur u lansua. Ai fitoi $76.2 milionë, ndërkaq më pas, shifrat e përfitimeve arritën në $256 milionë. Ky film u realizua me një buxhet prej vetëm 10 milionë dollarësh./21Media
https://www.youtube.com/watch?v=nvHP25OC2ZQ

Back to top button