Halsey u largua më herët nga Grammy për shkak të gjendjes shëndetësore

Këngëtarja Halsey ka marrë pjesë në ceremoninë e Grammy Awards të këtij viti pavarësisht se iu nënshtrua një operacioni endometriozë tre ditë para ceremonisë.
Artistja ka treguar se e njëjta ngjarje ka ndodhur në vitin 2017, pikërisht ka qenë ceremonia Grammy e fundit në të cilën ajo ka marrë pjesë.
“Hera e fundit që kam marrë pjesë në Grammy ka qenë viti 2017 dhe ishte tre ditë pasi u bëra operacion. Eca me qepjet ende Brenda. Jam duke marrë pjesë për herë të parë pas kaq vitesh dhe u operova përsëri tre ditë më parë”, ka thënë ajo.
Halsey u largua nga Grammy para se ceremonia të përfundonte për shkak se nuk ndihej mirë.
“Nuk ndihem mirë, kështu që u largova më herët. Më duhej të shihja performancën e BTS. Po marr makarona dhe po fle”, ka shkruar më tej ajo.
Artistja ka folur më parë për shqetësimet shëndetësore me të cilat është përballur tashmë sa kohë.
Ndryshe, ajo është nënë e një fëmije./21Media

Back to top button