LDK-AKR: Lista e kandidatëve tanë përbën alternativën e vetme për Kosovën

Deputetët e kësaj liste përfaqësojnë interesat e të gjithë qytetarëve të Kosovës

Koalicioni parazgjedhor LDK-AKR konsideron se lista e kandidatëve të saj përfaqëson interesat e të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe shpreh bindjen se do të prodhojë shumicë solide në Kuvendin e Kosovës, e cila do t’i mundësojë këtij koalicioni krijimin e një qeverie, e cila do ta vazhdojë betejën për çkapjen e shtetit.

Në një komunikatë për media të martën thuhet se lista e dorëzuar nga ana e këtij koalicioni në KQZ për zgjedhjet e 11 qershorit, u ofron qytetarëve të Kosovës një listë kandidatësh për deputetë, të cilët përfaqësojnë unitetin politik e qytetar të Kosovës.

“Është listë që përfaqëson në mënyrën më të denjë gratë dhe burrat e Kosovës, të rejat dhe të rinjtë e Kosovës. Listë e kandidatëve të dëshmuar për shërbim të ndershëm ndaj qytetarëve dhe listë e kandidatëve të rinj, profesionistë të fushave përkatëse dhe entuziastë për të përcjellë në institucionet e Kosovës njohuritë dhe përvojën e tyre të shkëlqyer nëpër universitetet më të mira të botës dhe nëpër institucione të ndryshme kredibile ndërkombëtare”, thuhet në komunikatë.

Koalicioni LDK-AKR konsideron se lista e kandidatëve për deputetë të LDK-AKR dhe Alternativa përbën alternativën e vetme serioze për qytetarët e Kosovës dhe me fitoren e këtij koalicioni në zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit do t’i japë fund izolimit ndërkombëtar të vendit, duke liberalizuar fillimisht vizat, për t’i hapur rrugën procesit të integrimit të plotë euro-atlantik të Kosovës.

“Kjo listë, jemi të bindur se do të prodhojë shumicë solide në Kuvendin e Kosovës, e cila do t’i mundësojë koalicionit tonë krijimin e një qeverie, e cila do ta vazhdojë betejën për çkapjen e shtetit, sundimin e rendit dhe të ligjit, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si parakushte për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik”, thuhet në komunikatë.

Artikuj të ngjashëm

Shikoni Gjithashtu
Close
Back to top button
close button