Hamza bën thirrje për protestën e 17 shkurtit: Koha që Thaçi, Veseli, Krasniqi, Selimi të kthehen në shtëpi

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e 17 shkurtit, ku do të kërkohet drejtësi për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
“Drejtësia për ata që dhanë gjithçka për Kosovën, që e shpallën pavarësinë dhe e ndërtuan shtetin, është drejtësi për të gjithë ne.
Më 17 shkurt, në orën 14:00, bashkohemi me qytetarët e Kosovës në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë.
Është koha që Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe të gjithë luftëtarët e lirisë të kthehen në shtëpi”, ka shkruar Hamza./21Media