Hamza: Gjithçka do të vihet në shërbim të suksesit të prodhuesve tanë

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar sot ka qënduar në Viti, nga ku ka thënë se gjithçka do të vihet në shërbim të suksesit të prodhuesve tanë.
Ai ndër tjera ka deklaruar se për ta rritur konkurrueshmërinë e produkteve dhe kompanive do ta mbështesin modernizimin e teknologjisë së prodhimit.
“Prandaj, sigurisht se do të jem partneri juaj, përkrahësi juaj, shteti do ta kryejë punën e vet, edhe përmes subvencioneve dhe granteve kur ju keni nevojë me e ndërru teknologjinë, edhe linjat e prodhimit”, ka deklaruar Hamza.