Hamza kërkon rinumërim të plotë të votave në tërë vendin

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka këkruar rinumërim të plotë të votave në gjithë Kosovën.

“Në këto rrethana të krijuara, si Kryetar i PDK-së vlerësoj se rinumërimi i plotë i votave në të gjithë Kosovën është hap i domosdoshëm dhe i drejtë. Institucionet përgjegjëse e kanë obligim kushtetues të veprojnë menjëherë për ta mbrojtur integritetin e procesit zgjedhor”, ka shkruar Hamza në Facebook.

Sipas tij çdo vonesë apo hezitim është cenim i drejtpërdrejtë i besimit qytetar.

Back to top button