Hamza: Kosova mund t’i humbë paratë, por fajtorët jeni ju

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës tha se ligjet në legjislativ po sillen në mënyrë të përshpejtuar.
Hamza tha projektligji për energjinë mund të kishte ardhur në Kuvendin e Kosovës në mënyrë të rregulltë dhe jo në procedurë të përshpejtuar.
“Kosova mund t’i humbë paratë, por fajtorët jeni ju, për shkak se nuk e keni proceduar ligjin në kohë. Për të debatuar për ligjin, është në përgjegjësinë e deputetëve të Kosovës. Pse nuk e keni sjellur para një muaji, kush u ka ndaluar. Ju po deklaroni që ligji është prej vitit 2024, atëherë e sjellni në procedurë të përshpejtuar si shumicën e ligjeve që po vijnë në këtë Kuvend. Nëse dëshironi me i trafiku, me i kontrabandu ligjet, me cënu të drejtën e deputetëve për të diskutuar për të dhënë kontributin e tyre, kritikat, alternativat, propozimet është tjetër”, tha Hamza.