Hamza pas fjalës përfundimtare të katërshes së UÇK-së: Sot e dëgjuam zërin e popullit tonë

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza pas fjalës përfunditmare të katërshes së UÇK-së në Hagë, tha se përmes tyre u dëgjua zëri i popullit.

“Nga presidenti Thaçi, kryetari Veseli, baci Jakup e Rexha, sot e dëgjuam zërin e popullit tonë që luftoi për mbijetesë dhe liri. Ata folën për sakrificën, dhimbjen dhe të vërtetën tonë. Këtë të vërtetë askush nuk do të mund ta relativizojë. Askush nuk do të mund ta zbehë. Askush nuk do të mund ta tjetërsojë. Sepse, askush nuk ka mandat ta njollosë sakrificën e popullit tonë.Kosova pret drejtësi. Kosova pret t’i kthehen bijtë e vet.”, shkroi Hamza./21Media

Back to top button